UEFA do të pezulloj Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës

Organi më i lartë i futbollit evropian do të urdhërojë pezullimin e raundit të 16 më të mirave të Ligës së Evropës që do të zhvillohet këtë të enjte [sonte].

Ndeshjet e Ligës së Kampionëve të planifikuar për javën e ardhshme, dhe të cilat prekin Barcelonën dhe Real Madridin, kundër Napolit dhe përkatësisht Manchester City, gjithashtu do të pezullohen – përfshirë takimet e tjera Bayern – Chelsea e Juventus – Lyon, transmeton lajmi.net.

Kështu, UEFA fillon në rrugën e sensit të përbashkët pas testit pozitiv të Daniele Rugani dhe mbylljes në karantinë të Real Madrid për shkak të prekjes nga koronavirusi të një lojtari nga ekipi i basketbollit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close