UEFA, nga viti 2024, do të bashkëorganizojë çmimin e “Topit të Artë” me France Football

UEFA dhe Groupe Amaury, pronar i “France Football” dhe “L’Équipe”, njoftuan këtë të premte një partneritet për të organizuar së bashku ceremoninë e “Topit të Artë” nga viti 2024.

“Së bashku, UEFA dhe Groupe Amaury synojnë të rrisin statusin dhe shtrirjen globale të çmimeve, duke promovuar një ndjenjë uniteti dhe bashkëpunimi brenda komunitetit të futbollit. 

Si pjesë e marrëveshjes, Groupe Amaury mbetet pronar i markës së “Topit të Artë” dhe do të vazhdojë të mbikëqyrë sistemin e votimit, i cili do të mbetet i pandryshuar dhe i pavarur. 

UEFA do të kontribuojë me përvojën e saj në futboll, si dhe do të komercializojë të drejtat tregtare globale dhe do të organizojë gala vjetore të çmimeve”,- thuhet në një deklaratë.

Nga viti 2024 e në vazhdim do të jepen edhe dy çmime të rinj: për trajnerët meshkuj dhe femra të vitit. 

Pjesa tjetër mbetet: “Topi i Artë” për meshkuj, “Topi i Artë” për femra, “Trofeu Kopa” (lojtari më i mirë nën 21 vjeç), “Trofeu Yashin” (portieri më i mirë), “Trofeu Gerd Muller” (golashënuesi më i mirë nga sezoni i kaluar), Trofeu i sezonit për skuadrën e meshkujve , Trofeu i sezonit për skuadrën e femrave dhe “Çmimi Sócrates” (për punë humanitare).

Duhet theksuar se ishte Leo Messi, ai që fitoi “Topin e Artë” të vitit 2023, i teti në karrierën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close