Mbappé dhuron syze për 1000 fëmijë, pastaj tallet: Një palë i kam për Dembele, i duhen të shënojë gola

Ai mori buzëqeshjet e fëmijëve për të harruar zhgënjimin e “Topit të Artë”, ku doli i treti. Kylian Mbappé e ka kthyer tashmë faqen, pasi mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të “France Football” të hënën, me fytyrë të vrerosur, ku “Topi i Artë” iu dha për të tetën herë Leo Messit.

Sulmuesi i PSG-së e kompensoi zhgënjimin duke u zhytur në energjinë e një mijë fëmijëve nga periferitë e Parisit, si pjesë e një aksioni bamirësie. Një nga shumë aksionet bamirëse të zhvilluara me shoqatën e tij. Këtë herë Mbappé iu dha të gjithëve syze dhe bëri pak shaka me to në një intervistë për “Le Parisien”: “Ndoshta do t’i jap një palë syze edhe Dembélé për ta ndihmuar të shënojë gola”.

Një notë humori të mirë doli nga takimi në Port-Marly, në perëndim të Parisit, organizuar me Fondacionin OneSight, i lidhur me një nga sponsorët e sulmuesit parizien. Mijëra djemve dhe vajzave të pranishme, Shoqata “Inspired by Kylian Mbappé” iu dhuroi syze optike dhe dielli për vitin aktual shkollor.

“Është ai lloj eventi, – shpjegoi Mbappé për “Le Parisien”, – që më kthen buzëqeshjen si dikur. Unë mund t’iu jap gjithçka fëmijëve, edhe nëse ata më bëjnë presion shtesë. Kur të shikojnë me një admirim të tillë, i them vetes se nuk mund t’i zhgënjej.

Kjo më ndihmon të jem gjithnjë e më kërkues. Është normale të drejtosh me shembull, por duhet të jenë gabimet e mia, po aq sa sukseset e mia, që t’i udhëheqin ata. Shembulli më i mirë nuk është domosdoshmërisht i lidhur me suksesin. Jeta reale përbëhet nga gjëra të bukura dhe disa gjëra më pak të bukura”.

Mbappé shpjegoi se fëmijët ndonjëherë i kërkojnë gjëra të paparashikueshme: “Ka nga ata që më kërkuan autografe në ballë, një tjetër për t’i dhënë hua këmbën time të djathtë… Unë gjithmonë i siguroj të gjithë për një përgjigje. Është e rëndësishme që fëmijët të mos mbeten kurrë pa përgjigje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close