UEFA gati t’i heqë telashet Sylvinhos, mendohet zgjerimi i listës për Europianin

UEFA mund të shpëtojë Sylvinhon nga barra e rëndë e përzgjedhjes së 23 futbollistëve që do të marrë me vete në Europian. Qeveria Europiane e futbollit, pasi ka marrë në shqyrtim një sërë ankesash nga trajnerë të ndryshëm përfaqësuesesh, pritet të marrë në konsideratë shtimin e numrit të futbollistëve të lejuar në Euro 2024 nga 23 në 26 të tillë.

Burime pranë zyrave të UEFA-s në Zvicër bëjnë me dije se një ide e tillë po merret në konsideratë dhe se brenda pak javësh pritet të dilet me një vendim zyrtar, që me gjasë do të jetë ai i shtimit të numrit të futbollistëve.

Kjo pasi shumë trajnerë kanë mbajtur qëndrim kundër rikthimit te lista me 23 futbollistë, duke qenë se për shkak të ngarkesës së madhe, rrezikojnë të përballen me shumë dëmtime.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close