“Daily Mail” thekson se gjyqtari kontrovers i çerekfinales Spanjë-Gjermani të Euro 2024, anglezi Anthony Taylor, tashmë është kthyer në shtëpi dhe nuk do të fishkëllejë më në turne.

Polemika e madhe e krijuar nga performanca e tij në ndeshje do të kishte bërë që UEFA ta përjashtonte atë për në finale. Në Gjermani është bërë mjaft bujë për rolin e arbitrit, me kritika dhe kërkesa që nuk do të ndryshojnë asgjë.
Megjithatë, sipas mediave të sipërpërmendura, UEFA do ta kishte vendosur në ‘frigorifer’ arbitrin Taylor. Duhet mbajtur mend se anglezi në çdo rast nuk do të ishte në gjendje të fishkëllente, edhe nëse Anglia do të arrinte në finalen e Berlinit.
Ndërsa ende nuk është marrë një vendim, besohet se Daniele Orsato, i cili ka drejtuar Angli-Zvicër, është në pole position. 48-vjeçari italian, arbitër i FIFA-s që nga viti 2010 dhe arbitri i finales së Ligës së Kampionëve të vitit 2020, do të tërhiqet nga aktiviteti pas Kampionatit Evropian. Polaku Szymon Marciniak është një tjetër opsion.
Taylor ka qenë subjekt i abuzimeve të mëdha në internet, pasi refuzoi të akordonte një penallti për një top me dorë nga Marc Cucurella (Chelsea) në fitoren 2-1 të Spanjës ndaj Gjermanisë pas kohës shtesë.

