Trumçi: Ne jemi Shkëndija dhe shkojmë për fitore ndaj Brerës

Të dielën në xhiron e tretë të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, Shkëndija luan si mysafire me Brerën në Strumicë. Takimi do të zhvillohet në termin nate me fillim nga ora 20:00, ndërsa për pritjet e kuqezinjëve për mediat ka folur mbrojtësi i djathtë, Aleksander Trumçi.

Aleksander Trumçi: “Jemi përgatitur mjaft mirë gjatë javës për ndeshjen e radhës ndaj Brerës. E kemi analizuar kundërshtarin dhe bëhet fjalë për ekip të mirë që duhet respektuar. Por ne jemi Shkëndija dhe shkojmë për fitore.”

Aleksander Trumçi: “Ishte një barazim keqardhës për të gjithë ne, por futbolli është i tillë dhe ndodhin këto rezultate. Ne duhet të ngrejmë kokën lartë dhe të kthehemi te rezultati pozitiv që nga kjo javë. Atmosfera në stërvitje është shumë pozitive dhe besoj se do të arrijmë fitore”.

Aleksander Trumçi: “Mendoj se është një motiv shtesë për ne dhe besoj që do të jetë atmosfera shumë e mirë aty. Neve na mbetet të japim maksimumin për fitore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close