Reina, portieri i Aston Villa në huazim nga AC Milan, po shërohet pasi u izolua vetë, por është rrëfyer dhe ka dhënë shenja alarmante të vuajtjeve të tij nga sëmundja javën e kaluar.

Ish-ylli i Liverpoolit kishte pasur simptoma në fillim të këtij muaji dhe i ka thënë Corriere dello Sport se më pas ai kaloi mbi një javë brenda shtëpisë së familjes për ta luftuar atë, transmeton lajmi.net.
“Momenti më i vështirë ishte kur nuk mund të merrja më frymë. 25 minuta m’u harxhua oksigjeni. Ishte momenti më i keq i jetës sime”, tha ai.
”Ishin minuta të tmerrshme, minuta frike. Tash jam më mirë, falënderoj të gjithë për mesazhet mbështetëse”. /Lajmi.net/

