Përpara një ndeshjeje të rëndësishme miqësore kundër Kroacisë sonte, trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, foli në konferencën për shtyp ditën e premte. Ai konfirmoi se veteranët Pepe dhe Kristiano Ronaldo do të jenë gati për të luajtur në Europianin e kësaj vere dhe beson te eksperienca e dyshes për të triumfuar në Gjermani:

“Përvoja është shumë e rëndësishme gjatë një turneu, gjithashtu për të krijuar përzierjen e duhur në dhomën e zhveshjes me lojtarët e rinj. Është e rëndësishme të menaxhosh përvojën e lojtarëve si Pepe apo Kristiano Ronaldo. Një lojtar që bën debutimin e tij në formacionin e parë, si Zhoao Nevesh apo Fransisko Konseisao, tregon se çfarë po ndodh në dhomën e zhveshjes, një mjedis ku të rinjtë besojnë se mund të ndihmojnë skuadrën. Periudha e rikuperimit nga një ndeshje në tjetrën është shumë specifike për Pepen. Për momentin ai po stërvitet individualisht, por objektivi për të është ndeshja kundër Irlandës të martën”. Kristiano Ronaldo është 39-vjeç dhe tashmë ka nisur të ndiejë problemet e para fizike.
I pyetur nëse kapiteni dhe Ruben Neveshi do të stërviteshin pasditen e djeshme dhe nëse Kristiano, i cili do të shkojë në Europianin e gjashtë do të jetë gati të luajë në turne, Martinez u përgjigj: “Mendoj se Kristiano ka bërë paraqitje shumë të qëndrueshme në klub, nuk ka dyshim se ai është një finalizues i jashtëzakonshëm. Ai do të përjetojë kampionatin e tij të gjashtë europian, ai do të jetë i vetmi që do ta bëjë këtë. Po flasim për një arritje unike në futbolli dhe kjo përvojë është e rëndësishme. Pastaj ne kemi shumë lojtarë të tjerë në fushë dhe vendime të tjera për të marrë. Kristiano është gati për tëndihmuar dhe japë gjithçka qëka. Sigurisht që do të stërvitet. Unë dua që t’i dërgoj edheurimet e mia Kanselos, që është bërë me vajzë. Familja e’Seleçaos’ do të jetë më e madhe tani. Urime Kamilës”.

