Mesfushori tetovar Rihan Zeqiri është lojtari më i ri i KF Korabit, duke firmosur një kontratë që e lidh me ekipin nga Peshkopia për sezonin e ardhshëm. Klubi zyrtarizoi marrëveshjen me 26-vjeçarin, i cili pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën në synimet e saj për pjesën e mbetur të kampionatit.


Zeqiri, i cili ka një karrierë të pasur, ka luajtur më herët për ekipe si KF Vëllazërimi, KF Besa (Gostivar), FK Pelister, FK Voska, FC A&N, dhe Akademia Shkëndija. Përvoja e tij me disa skuadra të njohura pritet të ndihmojë Korabin në arritjen e objektivave.

