Tërmeti dëmton stadiumin e Dinamo Zagrebit (FOTO)

Në raportimet e medieve kroate, shihen disa thyerje dhe plasaritje që kanë ndodhur në arenën e futbollit në Zagreb.

Dëmet materiale, i ka konfirmuare edhe Dinamo e Zagrebit me anë të një njoftimi për media, ku ka treguar për disa thyerje dhe plasaritje të pjesëve të ndryshme të stadiumit.

Sipas klubit kroat, të gjitha dëmet që janë bërë, janë evidentuar dhe i janë dorëzuar organeve kompetente, të cilat pritet të bëjnë edhe një inspektim për të parë nga afër gjendjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close