Flamengo, skuadra e madhe braziliane, ka mësuar rezultatet e testeve të bëra për koronavirus, dhe këto rezultate nuk mund të shkonin më keq.

38 janë rastet pozitive te skuadra e Flamengo, me tre që janë të konfirmuar nga pjesa e lojtarëve, transmeton lajmi.net.
Sipas njoftimit të skuadrës braziliane, të gjithë 38 anëtarët e skuadrës që janë pozitiv, ishin asimptomatikë.
Më herët, gjatë muajit mars, me koronavirus ishte infektuar edhe trajneri i kësaj skuadre, Jorge Jesus, por ai kishte fituar sfidën.
Situata është alarmante te skuadra braziliane. Mbetet të shihet se çfarë vendime do të vijnë pas këtyre rezultateve. /Lajmi.net/

