Liverpool hap pjesërisht qendrën stërvitore, lojtarët nisin seancat

Disa lojtarë të Liverpool kanë pasur mundësinë që të stërviten në qendrën stërvitore ‘Reds Melwood’.

‘Goal’ konfirmon se ‘Reds’ kanë bërë hapin e parë drejt rikthimit në normalitet, duke hapur pjesërsiht qendrën e stërvitjeve ‘Melwood’, transmeton lajmi.net.

Kjo qendër stërvitore ka qenë e mbyllur që nga mesi i marsit, kur edhe ishte suspenduar kampionati i Premierligës.

Grupacione me nga tre lojtarë janë lejuar të stërviten në ambiente të hapura.

Asnjë nga stafi i trajnerëve, përfshirë Jurgen Klopp, nuk janë rikthyer në qendrën stërvitore. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close