Tërhiqet shorti për Kampionatin Evropian U17, Kosova në grup shumë të vështirë

Kombëtarja e Kosovës U17 për herë të parë në histori do jetë pjesëmarrëse në këtë grup, por nuk është që ka pasur shumë fat në short, shkruan lajmi.net.

“Dardanët” e rinj janë në grupin e 8-të, me Italinë, Greqinë dhe Finlandën.

Kujtojmë se shkaku i rregullave të UEFA-së, Kosova e kishte të ndaluar të takohej me tre shtete si Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Rusia.

Ndërsa, sa i përket Shqipërisë, zunë vend në grupin e 7-të me Suedinë, Kroacinë dhe Uellsin./Lajmi.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close