Ter Stegen: Nuk i njoh shumicën e kundërshtarëve, rrallë shikoj futboll

Ter Stegen ka zbuluar se si ai e kalon kohën e tij të lirë, por ka befasuar kur ka treguar se nuk shikon futboll.

Portieri gjerman ndër të tjerash ka thënë edhe se nuk i njeh shumicën e kundërshtarëve, si pasojë se nuk sheh shumë futboll.

“Njerëzit qeshin kur iu them se nuk e njoh futbollin. Nuk shoh shumë futboll, përveç kur ka ndeshje interesante, ose kur jam veçanërisht i interesuar, pra kur kam ndonjë shok që luan” ka thënë Ter Stegen, transmeton lajmi.net.

“Ndonjëherë më pyesin për emrin e ndonjë lojtari dhe unë nuk ia kam idenë. Në La Liga për shembull, ndodhë që unë nuk i njoh emrat. Nuk e di si quhen kundërshtarët” ka shtuar gjermani.

Ter Stegen aktualisht është duke negociuar vazhdimin e kontratës me Barcelonën, për të qëndruar edhe disa vite në La Liga. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close