Ten Hag pranë shkarkimit, Man Utd takohet me Thomas Tuchelin

Manchester United ka mbajtur një takim me trajnerin Thomas Tuchel, ku ky i fundit e ka “pranuar punën”, në rast që pozita do të jetë e lirë në javët në vijim.

“Djajtë e Kuq” po konsiderojnë seriozisht shkarkimin e Erik ten Hagut pavarësisht që e fitoi FA Cupin, shkaku që s’besojnë në stilin e lojës së teknikut holandez.

Gazetari i “BILD” Christian Falk ka konfirmuar se ka pasur bisedime mes Man Unitedit dhe Tuchelit, me këtë të fundit që e ka pranuar punën.

Sipas tij, takimi ka ndodhur në Monaco të martën e kaluar mes Tuchelit dhe aksionarit të ri Jim Ratcliffe. Tekniku gjerman aty e ka njoftuar se është gati për të marrë drejtimin e Unitedit nëse i ofrohet.

Përpos kësaj, Tuchel thuhet se i ka shpjeguar si mund t’i rikthejë në formë edhe dyshen Jadon Sancho e Mason Mount, të cilët kanë dështuar te Unitedi momentalisht.

Ai e ka përmendur shembullin e Antonio Rudiger, që dikur qendërmbrojtës i nivelit më të ulët, por tani vlerësohet si më i miri në botë pas super sezonit që kaloi te Real Madridi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close