Ten Hag i kushton Leverkusenit 100.000 euro në ditë! 

Leverkuseni shkarkoi trajnerin Erik ten Hag pas vetëm dy ndeshjeve në ligë dhe i dha lamtumirën pa asnjë fjalë falënderim. 

Megjithatë, klubi po e bën largimin e holandezit më të dobishëm financiarisht. Sipas SPORT BILD, një klauzolë ishte përfshirë në kontratë. Trajneri në fund të fundit do t’i kushtojë Bayerit 100.000 euro në ditë. 

Pagesa e kompensimit për Ten Hagun, kontrata e të cilit skadonte deri në vitin 2027, është e përcaktuar në kontratë. Ai do të marrë pak më pak se pesë milionë euro pas ndërprerjes së shpejtë të kontratës. Duke përfshirë pagën e tij për dy muajt, kjo shumë arrin në rreth gjashtë milionë euro për 60 ditë shërbimi (1 korrik – 31 gusht). Kjo është rreth 100.000 euro në ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close