Drejtori sportiv i Lazio, Tare, ka thënë se pret që te skuadra e Lazio të ketë reduktime në paga.

Përhapja e Covid19 dhe suspendimi i kampionateve të futbollit kanë bërë që skuadrat e futbollit të kenë humbje të mëdha.
Disa skuadra po aplikojnë metodën e reduktimit në paga për lojtarët dhe stafin, dhe në këtë rrugë është edhe Lazio, bën të ditur Tare.
“Ne duhet që akoma të mendojmë për këtë”, ka thënë Lazio për ‘Sport1’.
“Lojtarët tanë janë duke qëndruar në kontakt me njëri tjetrin, por ata nuk kanë biseduar për këtë akoma, edhe pse shoh se edhe te ne do të zbriten pagat”, ka shtuar ish reprezentuesi i Shqipërisë.
“Ndihemi sikur jetojmë në një film horror” ka thënë ndër të tjerash Tare.
Juventus ishte skuadra e parë në Serie A që reduktoi pagat, kurse një veprim të tillë ka bërë edhe Barcelona nga La Liga.

