Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka folur për blerjen më të re të “Biancocielestëve”, Mateo Musacchio. Igli Tare ka folur për blerjet e Lazios në merkaton e janarit, ai u shpreh se është i kënaqur me ardhjen e Mateo Musacchios në Romë, ku tha se mbrojtësi argjentinas është një futbollist me përvojë në futbollin italian dhe se do të jetë i rëndësishëm për skuadrën.

Tare tha se për Lazion, objektiv kryesor është Coppa Italia dhe Musacchio do ti ndihmojë ata në këtë aspekt.
Lazio do të ndeshet me Atalantën në çerekfinale të Coppa Italia.
Musacchio u transferua për një shumë prej një milionë euro.
“Kjo mbrëmje (avancimi tutje), është një nga objektivat tona për sezonin, pasi Coppa Italia është e rëndësishme për Lazion dhe ne e fituam atë kohët e fundit, kështu që ne do të japim gjithçka për të kaluar”, tha ai.
“Ai na sjell përvojë. Ishte një zgjedhje e vështirë, sepse kishim nevojë për dikë që ishte gati të luante dhe tashmë e njihte futbollin italian”, shtoi ai.
“Ne zgjodhëm Musacchion, gjithashtu sepse aftësia e tij për t’u ambientuar shpejt do të jetë shumë më e lehtë sesa sjellja e alternativave nga jashtë shtetit”, përfundoi Igli Tare./Lajmi.net/

