
Superliga e hendbollit në vendin tonë sezonin e ardhshëm do të ketë 14 ekipe, pasi nga mbledhja e zhvilluar sot në hapësirat e Federatës së Hendbollit të Maqedonisë së Veriut u dha drita jeshile për një zgjërim të përkohëshëm të elitës.
Në situatë kur këtë sezon është vendosur që nuk ka rënie nga kategoria, për sezonin e ri do të inkuadrohen edhe nga dy ekipe nga dy Ligat e Dyta. Superliga do të jetë e ndarë në dy grupe nga 7 skuadra, nga të cilat tre më të mirët e të dyja grupeve do të kualifikohen në plej of, ndërsa 8 tjerat do të luftojnë për mbijetesë.
Kujtojmë se ky zgjerim i Superligës është i përkohëshëm dhe vetëm për këtë sezon, ndërsa me përfundimin e sezonit 2020/21, elita rikthehet sërish në 10 ekipe./Sportmania.al