Trajneri skocez kishte befasuar të gjithë me vendimin për t’u pensionuar në vitin 2013, pasi qëndrimit prej 27 vitesh në krye të Manchester United.

Gjatë kësaj periudhe te Manchester United, Ferguson kishte fituar 13 tituj të Premierligës dhe dy tituj të Ligës së Kampionëve, planet e tij në fund, ishin transferimi i Cristiano Ronaldos dhe Gareth Bale, diçka që nuk u realizua shkaku i pensionimit.
“Ka pasur shumë shkrime në media ku thuhej se Ferguson ndoshta do të pensionohej në vitin e ardhshëm, dhe ai tha: “Patrice, unë kurrë nuk do të pensionohem. Do të jem këtu edhe për 10 vjet tjera”, kujton francezi bashkëbisedimin me ish trajnerin e Manchester United, përcjell lajmi.net.
“Ai më pas tha: “Synimi im është që jam 99 për qind i sigurt se do të kemi Cristiano Ronaldon dhe Gareth Bale. Mua më duhen këta dy lojtarë për të fituar përsëri Ligën e Kampionëve. 99 për qind”.
“Dhe për të qenë i drejtë, kur fola me Ronaldon, e pyeta dhe ai më tha se i kishte thënë po shefit, dhe po vinte për t’u bashkuar me United. Ai më tha këtë”.
Por, në fund të atij sezoni, Ferguson vendosi të pensionohej, Cristiano Ronaldo nuk u rikthye te Manchester United, ndërsa Gareth Bale po atë vit u transferua te Real Madrid./Lajmi.net/

