Superkupa Mbarëkombëtare e meshkujve zhvillohet në Shkodër

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 16 Tetor, kurse finalja zhvillohet më 17 Tetor.

Në gjysmëfinalen e parë takohen Vllaznia dhe Prishtina, dy skuadra me traditë në basketbollin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet ndërmjet Teutës dhe Golden Eagle Yllit.

Skuadra durrësake është kampione dhe fituese e Kupës së Shqipërisë, duke i fituar dy trofetë në basketbollin shqiptar, kurse Golden Eagle Ylli është kampion i Ligës Unike, si dhe kampion i Kosovës.

Katër skuadra do të garojnë për trofeun e çmuar, si dhe historik, duke marrë parasysh se ky është edicioni i parë i Superkupës Mbarëkombëtare, e organizuar nga Liga Unike.

16 Tetor: 17:00 Vllaznia-Prishtina, 20:00 Teuta-Golden Eagle Ylli
17 Tetor: 20:00 Finalja /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close