Sulmuesi i Shkëndijës Fiton Ademi shënon ndaj Bosnje e Hercegovinës U21 

Goli i parë në ndeshjen e dytë të Fiton Ademit për përfaqësuesen U21 të vendit, duke realizuar në testin ndaj Bosnje e Hercegovinës.

Sulmuesi i Shkëndijës ka realizuar golin e vetëm për përfaqësuesen U21 të Maqedonisë së Veriut në humbjen 2:1 nga Bosnja e Hercegovina në miqësoren e luajtur sot në Konjica. 

Pavarësisht mundësive para dy portave, përfaqësuesja vendase shënoi dy herë (Jaganjac 11’ dhe Bristriç 72’), derisa në kohën shtesë golin e nderit për Maqedoninë e Veriut e realizon sulmuesi ynë Fiton Ademi, që vulos rezultatin final të ndeshjes, Bosnja e Hercegovina 2, Maqedonia e Veriut 1. 

Për Fiton Ademin kjo ishte ndeshja e dytë me shpresat e vendit dhe shënon golin e parë, derisa në këtë grumbullim është bashkë me dy bashkojtarët tjerë kuqezi, Reshat Ramadani e Vane Krstevski. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close