Struga Trim Lum, do të luajë 6 javë pa Bunjamin Shabanin !

Kampioni aktual Struga Trim Lum do të jetë pa futbollistin më të mirë të kampionatit në 6 javët e ardhshme!

Mesfushori kumanovar , Bunjamin Shabanin, në sfidën e fundit të Struga Trim Lum dëmtoi shpatullën e djathtë dhe kishte një dislokim, andaj duhej që të rikuperohej brenda dy javëve të pauzës ndërkombëtare.

Mirëpo ekzaminimet shtesë kanë treguar se duhet të kihet kujdes dhe se duhet të paktën 6 javë pushim, aq sa Shabani do të jetë jashtë procesit stërvitor. Mesfushori me ndikim të kampioni aktual pritet të kthehet ndalgdalë kur shpatulla e djathtë e lënduar të ketë përmirësime të dukshme, e cila do ti lejojë që të rikthehet në stërvitjet e plota te Struga Trim Lum.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close