Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut ka vazhduar edhe ditën e sotme me ndeshjet e xhiros së 24-t në program, teksa është zhvilluar vetëm një përballje.

Në Manastir ka triumfuar Struga Trim Lum, pasi mundi Pelisterin me rezultatin 0:2. Struganët shënuan nga një gol në secilën pjesë, me Radeskin që realizoi në minutën e 45-të, përderisa Maleski në të 87-të arriti të vulos shifrat e fitores për tre pikë të Strugës në këtë takim.
Struga pas këtij triumfi vazhdon të mbetet në pozitën e tretë me 53 pikë, ndërsa Pelisteri është në vendin e 10-të me 22 pikë të grumbulluara deri më tani.
Xhiroja e 24-t do të mbyllet nesër me duelin e vetëm që do të zhvillohet ndërmjet Shkupit dhe Bashkimit nga ora 14:30./Sportmania/

