Kampionët e Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum kanë marrë fitore ndaj Tikveshit me rezultat 3:1 në duelin e vlefshëm për xhiron e gjashtë në elitën e futbollit vendor. Golat e triumfit për Strugën i realizuan Marjan Radeski dhe dy herë tjera shënoi Besart Ibraimi, ndërsa për Tikveshin golin e vetëm e gjeti Xhemal Ibishi. Struga mund të kishte fituar me rezultat edhe më thellë, por Ibraimi nuk arriti që të realizoi tjetër gol nga pika e bardhë në pjesën e dytë. Takimi u mbyll me dy futbollist më pak në fushë, pasi nga radhët e Tikveshit me karton të kuq u ndëshkua Varelovski, përderisa Struga mbeti pa Maliqin. Me ndeshjen Struga Trim Lum – Tikveshi mbyllet edhe xhiroja e gjashtë Ligën e Parë, ndërsa xhiroja e radhës do të zhvillohet pas ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese.


