Struga e mbyll aventurën europiane me 1.4 milionë euro të fituara! 

Struga Trim Lum është ndalur në fazën play-off të Ligës së Konferencës, duke mos arritur ta bëj hapin e fundit drejt ëndrrës së madhe.

Struganët humbën të dyja ndeshjet nga Breidablik, por skuadra shqiptare ka arkëtuar 1 milionë e 400 mijë euro. 

Kampionët e Maqedonisë së Veriut e nisën garën nga Liga e Kampioneve dhe më pas e vijuan në Ligën e Konferencës.  Kalimi i dy raundeve në këtë garë i dërgoi deri në fazën play off, ku u eliminuan.

Katër raundet e luajtura ua sigurojnë nga 100 mijë euro për raund, pra 400 mijë euro.

Po ashtu klubet marrin nga 750 mijë euro për përfundimin e garës në play-off dhe nga 260 mijë si kampione të vendit nga vijnë.

Pra në total Struga Trim Lum ka arkëtuar 1 milion e 400 mijë euro nga garat evropiane këtë vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close