Struga për të bërë historinë në Islandën e largët. Këtë të enjte skuadra shqiptare, kampione e Maqedonisë së Veriut zbret në fushën e Breidablik, me misionin për të shkruar një faqe të artë në histori duke avancuar në grupet e Conference League.

Struga përvec historisë, do të luajë edhe për të mbushur arkat e klubit. Struganët nëse arrijnë të kualifikohen në grupet e Ligës së Konferencës do të përfitojnë 3 milionë euro nga UEFA.
Ndeshja Breidablik – Struga nis nga ora 18:45.

