Struga dhe Shkëndija e Haraçinës kualifikohen, eliminohet Bashkimi

Pasditja e kësaj të marte ka sjellur ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë së Veriut. Struga Trim Lum dhe Shkëndija e Haraçinës kanë arritur të kualifikohen në çerekfinale, teksa Bashkimi i Kumanovës është eliminuar nga kjo garë, pasi u mund nga Sileksi me rezultat 2:1. Struganët morën kualifikimin me shumë stil, duke mposhtur Makedonija Gjorçe Petrovin me rezultat të thellë 5:0, teksa Shkëndija e Haraçinës falë golit të Arsim Lamallarit kundër Pelisterit do të vazhdojë rrugëtimin më tej në këtë kompeticion. Biletë për në raundin tjetër mori edhe Rabotniçki që përmes penalltive eliminoi Bregallnicën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close