Stefan Kocev: Të japim maksimumin dhe të fitojmë ndeshjen ndaj Voskës

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut këtë të dielë sjell xhiron e gjashtë në program.

Shkëndija e Tetovës në këtë xhiro do të ketë përballë Voska Sportin e Ohrit.

Një ditë para këtij takimi mbrojtëi i Shkëndija, Stefan Kocev thotë se përkundër faktit që Voska është kundërshtar serioz, megjithatë shpreson se 3 pikët do të shkojnë në konton e Shkëndijës.

“Skuadra jonë është në formë të mirë dhe forma jonë shkon duke u ngritur. Të mërkurën kishim ndeshje të Kupës të cilën e fituam, duke realizuar qëllimin tonë. Tani jemi drejtuar ka ndeshja me Voskën, gjithsesi se është kundërshtar serioz. Shpresojmë në lojë të mirë, ta fitojmë atë ndeshje dhe kjo është, të japim maksimumin tonë për fitore dhe të marrim tre pikët. I dimë cilësitë e ekipit të Voskës, i kemi analizuar dhe me maksimumin tonë, luftë në terren dhe lojë të mirë shpresoj në fund ne të jemi fitues i kësaj ndeshje. Ti gëzohemi fitore, shpresoj tifozët të vinë në numër të madh, të na përkrahin si gjithmonë, ata janë lojtari jonë i 12-të që na japin “errë në shpinë”, u shpreh Kocev.

Dueli Shkëndija-Voska Sport luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 15:00

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close