“Sportmania” zbulon marrëveshjen, Armend Alimi po rikthehet te Bashkimi 

Portali “Sportmania” ka zbuluar se Armend Alimi definitivisht po rikthehet te KF Bashkimi. Burime jo zyrtare, bëjnë të ditur se Alimi me drejtuesit e Bashkimit ka arritur një akord dhe më në fund ka vendosur që të luaj për skuadrën e tij të vendlindjes në sezonin e ri dhe përfundimisht ta mbyll aty karrierën. 

Mesfushori i njohur ka vendosur që të sakrifikoj veten për klubin ku doli si futbollist, duke pasur parasysh se në treg aktualisht ka shumë skuadra si nga vendi, por edhe jashtë tij që dëshirojnë shërbimet e Armend Alimit. 

Edhe pse të dyja palët më herët janë pyetur nga gazetarët për një rikthimi të mundshëm të Alimit te Bashkimi, si presidenti i klubit kumanovar Burak Hida, por edhe vet Armend Alimi e kanë lënë të hapur si opsion. Ndërkohë tashmë kjo çështje mund të llogaritet e mbyllur dhe mbetet që vetëm ky transferim i vlefshëm dhe shumë u rëndësishëm të zyrtarizohet ditëve në vijim. /Sportmania/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close