Pas shumë viteve në Angli, Arabinë Saudite e Turqi, reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut kthehet në Zvicër te skuadra e Luganos, prej ku mori hovin e sukseve dhe ecurisë së shkëlqyeshme në top klube. Gjani te Lugano kthehet pasi me Al Ahlin fitoi Ligën e Kampionëve të Azisë.


