Sportmania mëson: Muarem Muarem do të jetë ndihmës trajner te Shkupi 

Burimet e portalit ‘Sportmania’ mësojnë ekskluzivisht se Muarem Muarem do të jetë ndihmës trajner te FC Shkupi. 

Skuadra nga Çairi me 8 janar do ti nis përgatitjet dimërore për gjysmën e mbetur të sezonit në elitën e futbollit vendor, teksa te tabori i Shkupit do të ketë shumë ndryshime. 

Përveç futbollistëve, ‘Sportmania’ mëson se Muarem Muaremi do të jetë pjesë e stafit teknik te Shkupi. Ai pritet të nis punën me fillimin e përgatitjeve. 

Muarem Muarem së fundmi ishte i angazhuar te skuadra e Gostivarit. /Sportmania/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close