Burimet e shumta pohojnë se ndryshimet në protokollin mjekësor arritën të bindin komitetin shkencor se lojtarët mund të kthehen në stërvitje.

Italia lehtësoi masat këtë javë dhe shumica e skuadrave të Serie A janë rikthyer në stërvitje, megjithëse respektuan distancën sociale.
Hapi tjetër, do të jetë lejimi i stërvitjeve në grup, përfshirë edhe kontaktin fizik, nga e hëna, 18 maj.
Për të mbrojtur më mirë lojtarët dhe familjet e tyre, skuadrat do të qëndrojnë në një tërheqje të bllokuar të stërvitjeve për rreth dy javë.
Pasi të përfundojnë dy javët intensive të stërvitjeve, sezoni do të rifillojë në ditët e para të qershorit./Lajmi.net/

