Dybala për herë të parë në stërvitje pas 62 ditësh

Ylli argjentinas, është lojtari që ka vuajtur më së shumti nga kjo sëmundje, duke qëndruar me të afër shtatë javë.

Pas testimit negativ javën e kaluar, atij i është dhënë drita për t’u larguar nga vetizolimi.

Lojtari i është bashkuar skuadrës së Juventusit, dhe sot do të stërvitet për herë të parë, pas 62 ditësh.

Ai tashmë ka mbërritur në qendrën stërvitore të Juventusit, për të nisur përgatitjet për vazhdimin e sezonit në Serie A./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close