Xhiroja e tretë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut mbyllet sot me ndeshjen e fundit në program ndërmjet Struga Trim Lumit dhe Brera Strumicës. Ekipi Shpëtim Duros kishte pak kohë të përgatitet për këtë ndeshje të kampionatit, pasi të enjten mbrëma luajtën në Luksemburg nda Hesperanzhit në xhiron e tretë të Ligës së Konferencës ku siguruan plej of-in, përderisa Brera do të hyjë me të gjitha forcat për të marrë fitoren e tretë në sezonin e ri. Struga në kampionat ka vetëm një ndeshje të luajtur këtë sezon, kur në hapje mundi Gostivarin, përderisa ndeshjen me Shkëndijën u shty për shkak paraqitjeve në Europë. Ndeshja ndërmjet Strugës dhe Brera do të luhet sot pasdite, duke nisur nga ora 17:00.


