Sonte do të nis edicioni i ri i Liga Europës me nëntë ndeshje në program në kuadër të xhiros së parë të fazës së Ligës. Pas emocioneve që solli Liga e Kampionëve gjatë javës së kaluar me ndeshjet e xhiros së parë, tani radhën e ka gara e dytë më e mirë për klube evropiane. Edhe këtë edicion ndeshjet e Ligës së Evropës do të luhen në dy orare, me ndeshjet e para që fillojnë nga ora 18:45 dhe të dytat nga ora 21:00. Ndeshjet më interesante të ditës së sotme llogariten të jenë ato si Dinamo Zagreb – Fenerbahçe, Braga – Fejnord dhe Real Betis – Notingam Forest. Kujtojmë se sezonin e kaluar, ky trofe u fitua nga Totenhemi, i cili në finale mposhti Mançester Junajtedin dhe siguroi një vend në Ligën e Kampionëve për këtë edicion.


