Botërori 2030 me 64 përfaqësuese? UEFA del kundër

FIFA po shqyrton mundësinë që Botërori i vitit 2030, edicioni i 100-vjetorit, të zgjerohet në 64 skuadra. Lajmi u raportua nga “The Athletik”, pas një samiti të zhvilluar në Nju Jork me pjesëmarrjen e presidentit Xhani Infantino dhe drejtues të lartë të futbollit nga Amerika e Jugut. Ideja, e propozuar fillimisht nga kreu i federatës uruguajane, synon të përfshijë më shumë ndeshje në Argjentinë, Paraguaj dhe Uruguaj, të cilat aktualisht kanë të planifikuar vetëm nga një ndeshje secila, përpara se turneu të zhvendoset në Spanjë, Portugali dhe Marok. UEFA dhe KONKAKAF kundërshtuan fort. Çeferin e quajti idenë “të tmerrshme”, ndërsa Montagliani tha se ende s’e kemi luajtur as Botërorin me 48 ekipe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close