Sonte luhet El Clasico, këto janë formacionet e mundshme 

Gara për titullin e La Ligës ndalet përkohësisht, pasi sot Real Madridi dhe Barcelona luajnë ndeshjen e parë të gjysmëfinales së tyre të Copa del Rey në Bernabeu.

Los Blancos mposhti rivalët e qytetit Atletico Madrid 3-1 në të tetën e fundit për të kaluar deri këtu, ndërsa skuadrës së Xavit i duhej vetëm një gol për të eliminuar Real Sociedad.

Dueli i sontëm Real-Barca luhet nga ora 21:00.

Para ndeshjes mediat spanjole parashikojnë formacionet eventuale:

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Rudiger, Nacho; Kroos, Tchouameni, Modric; Valverde, Benzema, Vinicius Jr

Barcelona: Ter Stegen; Kounde, Araujo, Christensen, Balde; De Jong, Busquets, Roberto; Raphinha, Torres, Gavi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close