Shpëtim Duro prezantohet te Struga, zbulohen detajet e marrëveshjes 

Shpëtim Duro zyrtarisht do të jetë trajner i Struga Trim Lum. Tekniku nga Shqipëria është prezantuar sot nga skuadra strugane. 

Duro ka firmosur kontratë të vlefshme deri në përfundim të sezonit 2023/24. 

Në bankinë së bashku me Duron do të rikthehet edhe trajneri Meriton Gega. 

Duro ka një karrierë të gjatë me klube ku ka drejtuar, KF Partizani , Vllazninë, Skënderbeun e Korçës e Shkëndijën. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close