Skuadra arabe me ofertë joshëse për sulmuesin e Liverpullit

Në adresë të Liverpullit raportohet se ka arritur një mega ofertë për Darvin Nunjez-in. Skuadra saudite, “Al Hilal” ka ofruar pagë prej 400 mijë funtesh në javë për Nunjez-in.

Paga e tij aktualisht te Liverpulli është 140 mijë funte në javë.

“Al Hilal” është i gatshëm të ofrojë rreth 60 milionë euro për uruguajanin, para që llogaritet se janë të mjaftueshme për të siguruar shërbimet e tij. Në rast se Liverpulli vendos largimin e Nunjez-it, atëhere trajneri Arne Slot duhet të gjejë patjetër një zëvëndësues në afatin e janarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close