Koronavirusi ka goditur me të madhe Italinë, saktësisht pjesën veriore të vendit, pra zonën e Venetos, ku ndodhet edhe Verona.

Skuadra nga Serie A, Hellas Verona, me bazë në këtë qytet, ka nisur së fundmi një fondacion, me synimin që të grumbullohen para për t’i dalë në ndihmë qytetit, në këto kohë të vështira, përcjell lajmi.net.
Për vetëm pak orë, ‘Gialloblu’ kanë grumbulluar më shumë se 30 mijë euro.
Këtë nismë, skuadra e ka bërë përmes fondacionit ‘Charity Star’.
Kujtojmë se në Verona dhe me skuadrën e Hellas Verona luan edhe mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani. /Lajmi.net/

