Shpëtim Duro: Fitorja e rëndësishme, pozitiv edhe barazimi i Shkupit 

Struga mori fitore me rezultat 0:1 në transfertën me Rabotniçkin e luajtur në Shkup në kuadër të xhiros së 24-t në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. 

Pas fitores, opinionin e tij e ka dhënë edhe trajneri i Strugës, Shpëtim Duro. 

“Patjetër, ishte një fitore shumë e rëndësishme, por dua të them që ne duhet të shikojmë  ndeshjet tona. Është shumë e rëndësishme të marrim maksimumin duke mos parë rivalët direkt, edhe pse patjetër që është pozitiv barazimi i rivalit direkt që është skuadra e FC Shkupit”, ka thënë Duro. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close