Shpërndau video nacionaliste kundër shqiptarëve, ylli i NBA kërkon falje

Vetë-izolimi për basketbollistin e Dallas Mavericks duket se nuk po i bën mirë atij.

Doncic gjatë mesnatës shpërndau një video në Twitter në të cilin disa serbë këndonin: ”Vritni, vritni shqiptarët”, shkruan lajmi.net.

Gjuha e urrejtjes e shpërndarë nga ai u kritikua shumë, sidomos nga fansat e tij shqiptarë.

Reagimi nuk vonoi. Përveç që fshiu videon, ai bëri edhe një reagim kërkim-falje.

”Më vjen keq për videon që e kam postuar. Nuk i pashë fjalët e këqija. Nuk do të shpërndaja kurrë diçka të tillë”, shkroi ylli i ri slloven në Twitter. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close