Skuadra e Shkupit ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e kthimit të xhiros së dytë eliminatore për Ligën e Kampionëve kundër Dinamo Zagrebit, e cila do të luhet të martën. Çmimi i biletës për këtë ndeshje është 150 denarë, ndërsa biletat VIP janë nga 300 dhe 1 mijë denarë. Biletat nga dita e sotme kanë dalur në shitje dhe të njejtat mund të blihen tek “Sheshi Skenderbeut” dhe tek stadiumi i Çairit. Ndeshja Shkupi – Dinamo Zagrebi luhet të martën në stadiumin “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 21:00. Kujtojmë se përballja e parë e luajtur ndërmjet këtyre dy ekipeve në “Maksimir” të Zagrebit u mbyll me barazim 2:2.


