Dani Alves firmos me skuadrën meksikane

Mbrojtësi anësor, Dani Alves, i është bashkuar skuadrës meksikane, Pumas.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, përmes një njoftimi për medie, transmeton lajmi.net.

Braziliani nënshkroi kontratë njëvjeçare e cila do ta mbajë te Pumas deri në vitin 2023.

Lojtari u largua këtë verë nga Barcelona, pasi i kishte skaduar marrëveshja e bërë në muajin janar.

Te Pumas ai do të transferohet me parametra zero.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close