Shkupi do ta luaj ndeshjen e parë zyrtare me trajnerin e ri 

Shkupi do të hap sot xhiron e shtatë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut kur në Çair do të pret Brera Strumicën. 

Skuadra bardheblu do ta luaj këtë ndeshje me trajnerin e ri, Mladen Zhizhoviç, i cili erdhi për të zëvendësuar Xhihad Arslanin e larguar. 

Për teknikun boshnjak kjo do të jetë ndeshje e parë zyrtare me Shkupin, ndërsa gjatë pauzës së shkurt në kampionat, ai udhëheqi skuadrën nga Çairi në një ndeshje miqësore ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close