Shkojnë të luajnë në Kupën e Botës në Kroaci, zhduket kombëtarja e Burundit

I gjithë ekipi i hendbollit U-19 i kombëtares së Burundit është zhdukur që nga e diela.

Dhjetë sportistët ndodheshin në një hotel në Rijeka të Kroacisë, ku po merrnin pjesë në kampionatin botëror për kategorinë e tyre në hendboll, por autoritetet nuk po i gjejnë asgjëkundi.

Skuadra e Burundit kishte mbërritur në Kroaci më 2 gusht dhe takimet përfunduan dje më 13 gusht. Ata duhej të luanin një ndeshje të fundit kundër moshave të Bahreinit, e cila u anulua pasi djemtë nuk u panë asgjëkundi. Vetëm tre prej djemve nuk janë arratisur.

Lajmi sakaq është konfirmuar nga policia e Fiumes, e cila menjëherë ka lëshuar urdhër kontrolli, pasi dhjetë djemtë – të gjithë të lindur në vitin 2006 – u larguan nga dhomat ku po qëndronin dhe humbën gjurmët.

Edhe federata e hendbollit ka publikuar foto të të rinjve, ndërsa bëhet me dije se janë parë për herë të fundit rreth orës 15:30 të së dielës.

Presidenti i federatës Burundi Dauphine Nicobamia ka nisur një apel. “Kushdo që ka informacion të na ndihmojë të gjejmë djemtë tanë”, tha ai, ndërsa Federata Ndërkombëtare e përjashtoi Burundin nga gara pas largimit të djemve.

Dyshimet janë se të rinjtë synojnë të udhëtojnë fshehurazi drejt Gjermanisë apo dhe në vende të tjera të Europës Veriore për të kërkuar azil politik. Po ashtu komunitetet frankofone jetojnë në Burundi dhe për këtë arsye është e mundur që djemtë po përpiqen të arrijnë në Francë.

Hipoteza është se atletët kishin planifikuar arratisjen e tyre prej disa kohësh, duke tentuar të shfrytëzojnë të ashtëquajturën “rruga ballkanike” për të arritur në zemër të Evropës.

Kroacia besohet të ketë qenë mundësi e artë për ta pasi i është bashkuar zonës Shengen që nga 1 janari duke mos pasur më kontrolle kufitare dhe kushdo është i lirë të lëvizë teorikisht brenda hapësirës së BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close