Largimi i Roberto Mancinit nga Italia ka bërë që “azzurët” të mendojnë menjëherë pasuesin e tij.

Dhe me shumë gjasë Luciano Spalleti do të jetë zëvëndësuesi i Mancinit te Italia.
Italia do të duhet të paguaj 3 milionë euro për Napolin që të shkëpus kontratën e Spalletit me kampionët e Series A. 4.5 milionë euro në sezon për 3 vjet e ardhshme është kontrata që Federata e Italisë i ka ofruar Spalletit.

