Shkëndija | Shoqërim dhe dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta

KF Shkëndija vlerëson se nuk duhet të ekzistojnë barriera në shoqëri dhe kuqezinjtë për 11 vite me radhë vizitojnë fëmijët me aftësi të veçanta. 

Skuadra kuqezi vazhdon një traditë tashmë shumëvjeçare të manifestimit të kujdesit social për kategorinë e veçantë të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Ashtu si në të kaluarën edhe sot Shkëndija e përfaqësuar me futbollistët Florent Ramadani, Bashkim Velija, Almir Rexhepi dhe Lorik Jakupi, si dhe ekipi medial e logjistik qëndruan për vizitë te fëmijët me nevoja të veçanta në Qendrën Ditore dhe në paralelen e specializuar që funksionon në kuadër të Shkollës Fillore “Liria” në Tetovë.


Futbollistët kuqezi, duke u shoqëruar me fëmijët u kujdesën që atyre t’ua zbukurojnë edhe më tepër këtë periudhë të fundvitit para pushimeve dimërore.


Nga Shkëndija thonë se ata qëndrojnë fuqishëm prapa përgjegjësive sociale për të gjitha kategoritë e shoqërisë në drejtim të përcjelljes së mesazhit se bashkë mund të ndikojmë shumë në inkuadrimin dhe zbukurimin e jetës së njerëzve. Vizita e fëmijëve me aftësi të kufizuara sigurisht se tregon kujdesin që Shkëndija dhe familja e madhe kuqezi ka për këtë kategori të shoqërisë tonë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close