Shkëndija e Tetovës vazhdon ecurinë e rezultateve negative, pasi sot u mposht nga Rabotniçki me rezultatin minimal 1:0. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të papekura, ndërsa Toshevski në minutën e 53-të shënoi golin e vetëm të takimit që i dha 3 pikë Rabotniçkit.

Ndryshe kampionët në fuqi e mbyllën këtë takim me dy lojtar më pak në fushë pasi Krivak dhe Merxhani u përjashtuan nga loja me kartona të kuq.
Ndërkohë Vardari ka mundur Struga Trim Lumin me golin e Novak në minutën e 69-të, ndërsa Shkupi në anën tjetër ka barazuar 1:1 me Sileksin. Në dy ndeshjet tjera Renova mposhti 1:0 Akademia Pandevin në transfertë, ndërsa Makedonija Gjorçe Petrovi u mund nga Boreci me shifrat 2:0.
Pas xhiros së 23-të Vardari mban vendin e parë në renditje me 46 pikë të tubuara, duke lënë në vend të dytë Sileksin me 36 pikë dhe Shkëndijën në të tretin me 35 pikë.

